Sarkozi propozon Dominique Strauss-Kahn-in për postin e shefit të FMN-ës
8 Korrik 2007Reklamë
Paris: Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi angazhohet që postin e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ta marrë ish-ministri socialist i financave Dominique Strauss-Kahn. Propozimi i Sarkozit ndërkohë i është dorëzuar edhe presidentit amerikan Xhorxh Bush si dhe kryemnistrave të Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, sqaroi Sarkozi. Ministri gjerman i finanacave Peer Steinbrück përshendeti propozimin e Sarkozisë. Shefi aktual i FMN-së Rodrigo Rato ka paralajmëruar dorëheqjen për muajin tetor. Në krye të FMN-së tradicionlaisht qëndron një evropian ndërkohë që Banka Botërore drejtohet nga amerikanët.