1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA largohet nga OBSH

8 Korrik 2020

Pas mbi 70 vjetësh anëtarësi SHBA i kthen shpinën Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

https://p.dw.com/p/3evn7
USA sind aus Weltgesundheitsorganisation ausgetreten
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Coffrini

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e mban fjalën lidhur me njoftimin që bëri para disa kohësh për tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të mosmarrëveshjeve për pandeminë e virusit Corona.

Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmuan se kanë marrë nga SHBA një deklaratë për daljen e planifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u informua të hënën për këtë vendim, tha zëdhënësi i tij Stephane Dujarric në New York.

Schweiz, Genf I Hauptsitz der Weltgesundheitsorganisation I WHO I Gebäude
Fotografi: Reuters/D. Balibouse

Dalja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë hyn në fuqi më 6 korrik 2021. Guterres po shqyrton aktualisht së bashku me OBSH-në, nëse kushtet për një tërheqje të tillë ekzistojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë anëtare të OBSH-së që nga 21 qershori 1948. Në rezolutën e atëhershme të Kongresit amerikan në lidhje me pranimin në OBSH shkruhet që Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për t'u tërhequr - megjithatë me një periudhë njoftimi prej dymbëdhjetë muaj në avancë. Po ashtu kusht është edhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë shlyer gjitha kontributet e papaguara në WHO.