Shqetësim për një zgjerim të mundshëm të konfliktit të Gazës
4 Janar 2024Pas vrasjes së nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Aruri, në Bejrut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara për një zgjerim të mundshëm të konfliktit të Gazës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së nuk tha se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin në Bejrut, por ai e quajti al-Aruri "terrorist brutal që kishte në duart e tij gjakun e civilëve". Hamasi radikal islamik nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë.
Hezbollahu paralajmëron Izraelin: Nuk kemi frikë nga lufta
Shefi i Hezbollahut, Sajed Hasan Nasrallahu paralajmëroi Izraelin në rast të një përshkallëzimi të konfliktit me vendin fqinj pas vdekjes së përfaqësuesit të lartë të Hamasit në Liban: "Ne nuk kemi frikë nga lufta dhe nuk hezitojmë", tha në një fjalim sekretari i përgjithshëm i organizatës shiite Hezbollah, e cila mbështetet nga Irani.
"Nëse armiku fillon luftë kundër Libanit, ne nuk do të respektojmë më asnjë kufi dhe apo rregull," tha Nasrallahu.
Në të njëjtën kohë Nasrallahu theksoi disa herë se në luftën kundër Izraelit çdo grup militant vepron në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe merr vendimet e veta.
Gjermania u bën thirrje nështetasve të saj të largohen nga Libani
Për shkak të përshkallëzimit të situatës në kufirin izraelito-libanez Ministria e Jashtme gjermane u bëri thirrje shtetasve gjermanë që të largohen sa më shpejt nga Libani.
DW (dpa, afp, Reuters)