1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqetësim për koniunkturën botërore

Sabine Kinkartz/Elert Ajazaj31 Tetor 2012

Kompetencë e përqendruar, kështu mund të shprehesh kur takohen shefat e pesë organizatave ekonomiko-financiare ndërkombëtare. Tani ata takuan në Berlin kancelaren gjermane.

https://p.dw.com/p/16aFB
German Chancellor Angela Merkel (2nd R) International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde (R) World Trade Organization (WTO) Director-General Pascal Lamy (3rd R) and Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) Secretary General Angel Gurria arrive for a news conference after talks at the Chancellery in Berlin, October 30, 2012. REUTERS/Thomas Peter (GERMANY - Tags: POLITICS BUSINESS)
Fotografi: Reuters

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) Angel Gurria, drejtori i përgjithshëm i OBT-së Pascal Lamy, drejtori i përgjithshëm i ILO-së Guy Ryder, drejtorja e FMN-së Christine Lagarde dhe presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim: kur ulen në një tryezë këta të pestë, atëherë bëhet fjalë për vijat ndërkombëtare të mëdha fare. Ishte qeveria gjermane ajo që në 2007-n gjatë kryesisë së G8-s dhe kryesisë gjermane në BE sugjeroi: shefat e organizatave ekonomiko-financiare ndërkombëtare të takohen rregullisht me kryetarë qeverish, në mënyrë që të bashkërendohet më mirë bashkëpunimi. Sipas saj, një numër gjithnjë e në rritje problemesh mund të zgjidhen vetëm bashkarisht.

World Bank President Jim Yong Kim, World Trade Organization (WTO) Director-General Pascal Lamy, International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde, Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) Secretary General Angel Gurria (background L-R) and German Chancellor Angela Merkel (front) wait to start talks at the Chancellery in Berlin October 30, 2012. REUTERS/Kay Nietfeld/Pool (GERMANY - Tags: BUSINESS POLITICS)
Fotografi: Reuters

Aktualisht përbëjnë preokupim kriza evropiane e huave, papunësia e lartë në shumë vende dhe koniunktura botërore. Sipas një parashikimi të FMN-së, ekonomia botërore do të rritet në 2012-n vetëm me 3,3 për qind dhe në 2013-n vetëm me 3,6 për qind. Rreziqet ekonomike botërore janë evidente, tha kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me shefat e pesë organizatave ekonomiko-financiare në Berlin. "Rritja ekonomike nuk është aq e lartë sa ç'do të donim të ishte." Një konstatim fatal ky, pasi për përballimin e krizës evropiane të huave rritja ekonomike është katori kyç.

Lokomotiva ecën ende, por shpejtësia e saj është në rënie: Numri i të papunëve në Gjermani ka rënë në fakt, mirëpo krahasuar me tetorin 2011 ai shënon për të parën herë prej dy vjetësh një rritje. Pra vetëm një përmirësim vjeshtor i dobët.

Stabilizim gjysmak

Gjatë bisedës në kancelari nuk u fol shprehimisht për gjendjen në Greqi. Para së gjithash shefja e FMN-së Lagarde dhe drejtori i përgjithshëm i OBT-së Lamy folën troç për sa u takon evropianëve. "Po rifitohet një farë stabilizimi, mirëpo rritja ekonomike është e vakët dhe ngurruese", tha Lagarde. Për eurozonën ka rëndësi që të miratohen reforma dhe që të rritet aftësia e saj konkurruese, tha ajo. Drejtorja e FMN-së paralajmëroi për aksion të bashkërenduar midis bankave emetuese. Duhet garantuar që masat politike të zbatohen, tha Lagarde. Në shumicën e vendeve të industrializuara, nivelet e huave janë ende mbi kufirin e qëndrueshëm, konstatoi drejtorja e FMN-së. Qeveritë duhet ta vazhdojnë shëndoshjen e buxheteve "me një shpejtësi të arsyeshme", shtoi ajo.

(L-R) International Labour Organisation (ILO) Director general Guy Ryder, International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde, Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) Secretary General Angel Gurria, France's President Francois Hollande, World Bank President Jim Yong Kim and and World Trade Organization (WTO) Director-General Pascal Lamy take part in a family picture following a meeting at the OECD headquarters in Paris October 29, 2012. REUTERS/Bertrand Langlois/Pool (FRANCE - Tags: POLITICS BUSINESS)
Fotografi: Reuters