1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqiptarët e Serbisë Jugore: "Të drejta si serbët e Kosovës"

Auron Dodi (dpa)10 Mars 2013

Krijohet një komision i posaçëm për bisedime me Serbinë. Përfaqësuesit janë nga tri komuna.

https://p.dw.com/p/17ubp
Presheva
PreshevaFotografi: cc-sa-by-Planeti

Shqiptarët në Serbinë Jugore kërkojnë të njëjtat të drejta, që Beogradi kërkon për bashkëatdhetarët e tij në Kosovë. Këtë e vendosën partitë shqiptare të komunave Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, bëhet e ditur nga burime shqiptare në vend. Ashtu si serbët e Kosovës, edhe shqiptarët e Serbisë Jugore duan të kenë nën kontrollin e tyre doganat lokale dhe policinë, i tha zëdhënësi i shqiptarëve agjencisë beogradase të lajmeve Beta.

Deputetët e të tri komunave me shumicë shqiptare bëjnë të ditur në një deklaratë se "kërkojnë qëndrime reciproke me të gjitha të drejtat e serbëve të Veriut të Kosovës", tha më tej Musliu. Për këtë qëllim është ngritur një komision prej 11 vetësh, i cili duhet të bëjë negociata me qeverinë serbe.