Shqipëri : Minoritetet me librat e hartuara vetë
28 Shkurt 2008Ministria e arsimit dhe shkencës të Shqipërisë do të investojë për realizimin e këtij standarti, që shprehet edhe në Kartën kuadër të Këshillit të Evropës për liritë e të drejtat e minoriteteve.
Mësimi në shkollat e minoritetit etnik grek në Shqipëri realizohet në klasa ku ka një numër mjaft të ulët të nxënësve. Por një nga kërkesat e përhershme të minoritetit grek të shprehura edhe para vëzhguesve ndërkombëtarë ka qënë mungesa e teksteve në gjuhën greke të hartuara jo sipas modelit të përkthimit prej tekstit shqip në greqisht, por të botuara prej vetë mësuesve e autorëve minoritarë.
Kësisoj Shqipëria renditet ndër vendet që plotëson standartet më të avancuara për arsimimin e minoriteteve në gjuhët e tyre amëtare, si një nga standartet themelore të respektimit të lirive e të drejtave të minoriteteve.