1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur besimi tek shteti ligjor rrënohet

16 Dhjetor 2018

Që nga vrasja e gazetarit Jan Kuciak është tronditur thellë besimi i sllovakëve në shtetin ligjor. Një ish-komisar i policisë rrëfen për herë të parë për lidhjet mes policisë dhe mafias në Sllovaki.

https://p.dw.com/p/3AB3C
Slovakei | Tausende Menschen gedenken dem ermordeten Journalisten Jan Kuciak und dessen Verlobte
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Halada

Një grua dhe një djalë i vogël ishin për fat të keq në momentin e gabuar në automjetin e gabuar. Henrieta Brestovanska nget makinën Volkswagen Passat të mikut të saj, Juraj Gál, mbrapa në sedilje qëndron djali i tij, Richard. Në të vërtetë vrasësi kërkon të ekzektojë Juraj Gál, një ish-polic, bëhet fjalë për larje llogarish të mafias në klanet mafioze. Por Gál nuk është në makinë. Plumbat godasin për vdekje Henrietën dhe djalin e nëpunësit të policisë, Richard.

Vrasja ndodhi më 29.dhjetor 2004, në Most pri Bratislave (Ura pranë Braslavës), një periferi e kryeqytetit sllovak. Vrasja e Henrieta Brestovanskas dhe Richardit të vogël është një nga rastet më të njohura të historisë së kriminalitetit të organizuar pas komunizmit në këtë vend. Kjo sepse, vrasësi qëlloi personat e gabuar, edhe sepse këtu bëhet fjalë për dështimin e shtetit dhe përzierjen e strukturave të caktuara. Ky rast është zbardhur me kohë, por vendimi për vrasësin e dyshuar, të dënuar edhe për vrasje të tjera me burgim të përjetshëm, nuk është dhënë. Porositësin e vrasjes, autoritetet sllovake nuk e nxorrën para drejtësisë. Ai ndodhet prej vitesh nën akuzë,  e nga viti 2012 jeton në Belize pa u ekstraduar.

Lidhje të shtetit me mafian

Kur Ivan Chovani, ish-komisar i kriminalistikës flet për vrasjen në  Most pri Bratislave, ai arrin shpejt në përfundimin se "ky rast ilustron se mes policisë dhe kriminalitetit të organizuar, mes institucioneve të shtetit dhe mafias ekzistojnë lidhje. Ky nuk është një rast i veçuar në vendin tonë, por i përhapur."

Ivan Chovan, 47, ka qenë kryehetues në rastin e Most pri Bratislaves. Pas shumë vështirësish e spostimesh nga vendi i punës, ai hoqi dorë nga shërbimi në polici në vitin 2012. E është një përjashtim në Sllovaki, kur ish-zyrtarë të policisë të nivelit të mesëm, si ai, flasin hapur për pakënaqësinë në punën e policisë dhe drejtimin e saj, për drejtësinë e  administratën shtetërore. Chivan flet për herë të parë për rastin e tij, e thotë atë që e mendojnë shumë vetë në vend. Besimi në autoritetet shtetërore dhe ato të sigurisë është shumë i ulët dhe pas vrasjes së gazetarit, Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij ka pësuar edhe një goditje të rëndë. Për këtë u shpreh madje edhe presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska. Pas arrestimit të katër të dyshuarve në rastin Kuciak, presidenti tha se ky është sukses, por policia duhet të bëjë shumë më shumë për të rifituar besimin e humbur. Para së gjithash, sipas Kuciak, rastet e lëna në sirtar duhet të zbardhen përfundimisht.

Shtyrje, retushim

Si në rastin e Most pri Bratislave. Ivan Chovan dhe zyrtarët e tjerë të policisë hetuan më shumë se dy vjet. Ata mund të kapnin vrasësin, Branislav Adamco, i njohur oër brutalitetin e tij, koka e një grupi kriminelësh të kalibrit të rëndë nga Sllovakia juglindore. Adamco, ëshë dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes së shumëfishtë, por nuk është dhënë ende një dënim përfundimtar në vrasjen e Most pri Bratislave, edhe 14 vjet pas ngjarjes.

Slovakei | Tausende Menschen gedenken dem ermordeten Journalisten Jan Kuciak und dessen Verlobte
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Halada

Sipas gjasave porositësi ka qenë Karol Mello, një figurë po ashtu shumë e njohur e botës së errët të kriminalitetit sllovak, po ashtu i dyshuar për katër vrasje dhe vepra të tjera penale. Mello u kap në vitin 2010, pas disa vitesh në arrati, por një vit më pas u lirua papritmas, pak më vonë ai sërish u arratis dhe jeton që nga ajo kohë në shtetin e Amerikës së Mesme, Belize. Kërkesat për ekstradim të Sllovakisë kanë dështuar. Nëna e Richardit të vrarë, Jana Heldova dhe bashkëshorti i Maros Held i thanë Deutsche Welles, se me sa duket nuk ka asnjë interes për ekstradimin e Mellos, pasi ai di shumë gjëra për nëpunës të lartë dhe politikanë sllovakë. 

Kërcënime të hapura

Por kjo nuk mund të provohet, siç pranojnë edhe Heldová dhe bashkëshorti i saj. Por ka disa tregues: Ato të çojnë tek një person tjetër, Boris Drevenák, për një kohë të gjatë nëpunës i lartë i një njësie të posaçme të policisë për luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe gjatë hetimeve për rastin e vrasjes, Most pri Bratislave edhe shefi i Ivan Chovan. Ish-komisari i policisë thotë se, shefi i tij, disa herë i ka lënë të kuptohet që të mos vazhdoheshin më hetimet. Kur ai kundërshtoi, sipas Chovan, atij iu ngarkuan disa procedura disiplinore. Edhe gruas së tij që punonte në një fabrikë tekstilesh i është bërë e qartë, se do të ishte më mirë për bashkëshortin e saj të mos merrej më me hetime në rastin Most pri Bratislave.

Një kërkese të Deutsche Welles policia sllovake nuk i kthen përgjigje. Ajo që dihet është se Drevenák u arrestua në vitin 2016, kundër tij po zhvillohet një proces për lidhje me klane mafioze. Pika më e rëndë e akuzës: Ai ka tradhtuar një dëshmitar të mbrojtur në një proces kundër mafias, dëshmitari u vra.

Një rrugë e gjatë drejt shtetit ligjor

Ivan Chovan u largua nga hetimet për rastin Most pri Bratislave pas vështirësive që i krijoi Drevenáku, ai drejtoi departamentin e policisë për luftimin e drogës. Në vitin 2012 ai u largua vetë nga shërbimi në polici, pas riorganizimit të sektorit të tij, ku ai pritej të degradohej. Sot ai punon si jurist. "Do të zgjasë shumë kohë, derisa qytetarët të kenë besim tek policia, dhe ndoshta edhe një apo dy gjenerata, derisa Sllovakia të jetë një shtet demokratik ligjor", thotë ai. Pas vrasjes së djalit edhe jeta e Jana  Heldovás është e shkatërruar. "Zoti Chovan dhe të tjerët kanë dhënë maksimumin në punën e tyre", thotë ajo. "Megjithatë ende pas 14 vjetësh nuk ka drejtësi. Kjo është tronditëse."

Keno Verseck, flokë të shkurtra, të kuqërreme, me kaçurela, pas syzeve me skelet të hollë një shikim i buzëqeshur drejt objektivit të kamerës.
Keno Verseck Redaktor, autor dhe reporter