1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumicë pro reformave

PP (dpa, afp, rtr)16 Korrik 2015

Kushtet që pranoi Tsipras në Bruksel, janë edhe më të rënda se ato që ishin hedhur më parë poshtë në mënyrë të qartë gjatë referendumit prej popullsisë greke.

https://p.dw.com/p/1Fzzm
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Parlamenti në Athinë miratoi reformat e para që kërkojnë vendet e eurozonës. 229 deputetëve votuan pro zbatimit të paketës së reformave për të cilat ishte rënë dakord me partnerët. 64 deputetë votuan kundër dhe gjashtë abstenuan. Në këtë mënyrë hapet rruga për një paketë të tretë ndihmash. Ky është parakusht për fillimin e bisedimeve për ndihma të tjera financiare ndërkombëtare për Greqinë.

Përpara votimit kryeministri Aleksis Tsipras u përball me një valë të fortë kundërshtimi - madje edhe nga radhët e partisë së tij Syriza. Dhe në fakt pothuajse dyzet e deputetëve të majtë votuan kundër reformave. Ndër ata që votuan me "Jo" ishte dhe ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis. Në shenjë proteste ndaj kushteve të vëna nga donatorët ndërkombëtarë dha dorëheqjen edhe zëvendësministrja e Financave Nadia Valavani. "Unë nuk votoj për këtë projektligj, dhe mendoj se nuk mund të qëndroj në qeveri, në qoftë se voton kundër", tha Valavani. Gjithnjë e më shumë të besuar të Tsipras po i kthejnë atij krahët. Kështu edhe ministri i Energjisë Panajotis Lafazanis, tha do ta dorëzojë postin, në qoftë se kryeministri do ta pyes për një gjë të tillë.

Griechenland Parlament Debatte
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Plegas

Kushtet që pranoi Tsipras gjatë fundjavës në negociatat maratonike në Bruksel, janë edhe më të rënda se ato që ishin hedhur më parë poshtë në mënyrë të qartë gjatë referendumit prej popullsisë greke. Por negociatat konkrete për një kredi të tretë mund të nisin vetëm pas miratimit të parlamentit për kushtet.

Programi kursimit i nënshkruar nga kryeministri Aleksis Tsipras parashikon ndër të tjera rritjen e taksave dhe një reformë të pensioneve. Pjesa e dytë e programit të reformës pritet të miratohet deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Parlamentet e vendeve të BE-së diskutojnë

Duke besuar në miratimin prej parlamentit grek të kushteve të rënda të imponuara nga donatorët, vendet e tjera evropiane po vazhdojnë përgatitjet për zbatimin e planit të ri të ndihmës. Asambleja Kombëtare Franceze votoi me shumicë të madhe për negociatat për një paketë të tretë shpëtimi.

Kryeministri francez Manuel Valls i bëri thirrje në Asamblesë Kombëtare në Paris për "solidaritetit evropian": "çdokush vetëm për vete"nuk mund të jetë gjuha e Europës", tha Valls. Greqia dhe grekët nuk duhen "braktisur". "Vendi i Greqisë është në eurozonë dhe në Bashkimin Evropian."

FMN-ja kërkoi ndërkohë prej vendeve të eurozonës që t'i bëjnë lehtësime të tjera Athinës në lidhje me borxhin. Një përfaqësues i lartë i FMN-së tha se në rast se Fondi Monetar Ndërkombëtar do të përfshihet në paketën e tretë të ndihmave, BE-ja duhet të përgatisë një plan të qartë në lidhje me aftësinë e Greqisë për të përballuar borxhin.