“Si nëpër libra” & Karuzeli i Bundesligës
5 Qershor 2009Kushdo që ka jetuar në fundin e viteve 80-të në Evropën Lindore e kishte të qartë që po jetonte në një fazë të rëndësishme të historisë. Një dëshmi e vogël për këtë janë 60 mijë librat e botuar në Gjermani gjatë viteve të fundit e që bëjnë fjalë vetëm për atë periudhë. Regjisori gjerman Ulli Jäckle zgjodhi 15 mijë tituj të tyre dhe ua dha 300 aktorë berlinezë që t'i lexonin ato gjatë fundjavës (28.05. - 31.05) nëpër sheshe të ndryshme të kryeqytetit gjerman. E ftuar speciale e projektit të quajtur "Si nëpër libra" ishte këngëtarja shqiptare, Juli Ndoci, e cila këndoi vetëm vokalisht dy këngët, e kënduara prej saj në festivalet e viteve 1989 dhe 1990. Anila Shuka
Kampionati i futbollit në Gjermani ka përfunduar, ndërsa lojtarët zyrtarisht janë me pushime deri në fund të këtij muaji. Mirëpo, si rrallë herë më parë, është hapur një lloj burse e trainerëve dhe lojtarëve. Në këtë lloj karuseli, sërish prin Bajerni i Mynihut, por as të tjerët nuk mbeten prapa. Bahri Cani