Siri: Trashëgimia kulturore në rrezik
Lufta në Siri po kushton me mijëra jetë njerëzish. Shumë qendra historiko-kulturore po shkatërrohen gjatë luftës që nuk ndalet.
Nuk ka shoqëri pa kulturë
Lufta në Siri po kushton me mijëra jetë njerëzish. Shumë qendra historiko-kulturore po shkatërrohen gjatë luftës që nuk ndalet. 4000 vjet më parë kryqëzoheshin në Siri ndikimet e babilonasve, egjiptianëve, persëve, grekëve dhe romakëve. UNESCO-ja ka shprehur shqetësim në lidhje me trashëgiminë kulturore të vendit dhe po raporton shkatërrimin e pandalshëm të saj.
Qyteti i vjetër i Alepos rrezikohet
Pikërisht në qershor të 2013 UNESCO-ja përfshiu edhe 6 site të rralla kulturore në Siri në listën e trashëgimisë botërore. Ndër to edhe qytetin e vjetër të Alepos që është shkatërruar nga luftërat. Alepoja ka një histori të gjatë. Me shtrirje në detin Mesdhe ajo ishte qysh në mesjetë një qendër kulturore.
Pazari historik është shkrumbuar
UNESCO kishte zgjedhur qytetin e vjetër, kryesisht për shkak të Soukut, pazari më i madh në Lindjen e Afërme në trashëgiminë botërore. Me një sipërfaqe prej 350 hektarësh, pazari përfshin disa rrugë tregtare dhe qindra dyqane. Edhe pse kjo qendër historike është rrethuar me një mur pesë kilometrash ai nuk mundi ta mbronte Soukun. Në vitin 2012 atij iu vu zjarri gjatë betejës.
Kështjella e pushtuar e Alepos
Gjatë Luftës Civile zonat e trashëgimisë janë abuzuar si pozicione strategjike. Përfshirë kështjellën e Alepos, një kështjellë historike në një kodër në qendër të qytetit të vjetër. Dinastia Seleukiden, pasuese e dinastisë së Aleksandrit të Madh e ndërtoi kështjellën në vitin 400 para Krishtit. Edhe grekët, romakët, persët, bizantinët dhe osmanët rindërtuan në kodër tempullin e tyre.
Bomba në Damaskun e Vjetër
Qytet i populluar prej 4000 vjetësh i Damaskut është gjithashtu pjesë e listës së UNESCO-s për trashëgiminë kulturore. Para fillimit të kryengritjes kundër Bashar al-Assad, pjesa e vjetër me tregjet, restorantet, kishat dhe xhamitë ishte një nga atraksionet kryesore të Sirisë. Në qershor të vitit 2013 këtu shpërthyen bombat. Qyteti historik ishte objektivi i parë i një sulmi të madh.
Harku i triumfit i Palmires nën zjarr
Qyteti oaz i Palmires është gjithashtu në rrezik. Harku i triumfit është ende në këmbë, por disa gërmime arkeologjike janë plaçkitur tashmë. Palmira është pikë referimi arkitektonike e Sirisë. Bulevardi me kolonat e tij korinthike, harku triumfal i Severusit, dhe muri rrethues i tempujve Baal, janë shënjuar nga plumbat.
"Crac des Chevaliers" si një bastion
Gjithashtu ky monument kulturor qëndron në zonën e luftës: kalaja "Crac des Chevaliers" në rrëzë të maleve Alaviten. Në 1099 mbërritën në kështjellë kryqëtarët e parë gjatë rrugës së tyre për në Jeruzalem. Gjendja e saj është aktualisht e diskutueshme. Sipas rebelëve ajo u bombardua nga Forcat Ajrore Siriane. Ushtria e Lirë Siriane po e përdor kështjellën si një bazë.
Rrënojat e Amfiteatrit të Bosras
Lajmet për shkatërrimet vetëm sa shtohen. Përveç Alepos dhe Damaskut, nga lufta është prekur edhe qyteti i vjetër i Bosras. Amfiteatri ishte cilësuar deri tani si një nga teatrot romake më të mirëmbajtur në botë. Ajo u ndërtua në shekullin e XII-të sipas stilit arab. Muzikantë dhe orkestra nëper botë vlerësojnë akustikën e saj të veçantë. Betejat kanë për ta çuar drejt rrënimit të plotë.
Shpëtimi i trashëgimisë siriane
UNESCO-ja ka stërvitur ekspertë për të parandaluar shkatërrimin dhe plaçkitjen e trashëgimisë kulturore të Sirisë. Sekretarja e përgjithshme Irina Bokova dhe përfaqësuesi i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi paraqitën në 29 gusht 2013 masat mbrojtëse. Ekspertët e lënë në gjurmët e trashëgimisë së vjedhur kanë alarmuar autoritetet kufitare dhe tregtarët për të parandaluar tregtinë e paligjshme.