Skandali i shfrytëzimit seksual të kishës katolike në Irlandë & Gjendja e homoseksualëve në Ballkan
19 Shkurt 2010Reklamë
1. Në skandalin e shfrytëzimit seksual të kishës katolike në Irlandë, Papa Benedikt XVI i akuzoi për dështim peshkopët. Për vite të tëra nuk është ndërmarrë asgjë kundër këtyre akteve, tha Papa. Në një takim krize, ai i cilësoi ndodhitë "krime të pështira". Nga Roma informon Tilman Kleinjung.
2. Në vendet e ish-Jugosllavisë homoseksualiteti nuk është i ndaluar. Megjithatë të dalësh hapur në këto vende si homoseksual nuk është e lehtë dhe madje nganjëherë edhe me rrezik për jetën. Homoseksualiteti nuk i vjen për shtat as botëkuptimit të burrave me formim fetar as peizazhit politik të dominuar nga nacionalistët. Ndiqni një material të përgatitur nga Sreçko Matiq, mbi gjendjen e homoseksualëve në Ballkan dhe arsyet e homofobisë.