Europa përgjithësisht është shumë skeptike ndaj misrit gjenetik, megjithëse fara gjenetike është mbjellë prej kohësh në fushat e Europës. Por në Spanjë ajo hidhet pa kursim, ky vend është prodhuesi më i madh në Europë i misrit gjenetik, një katastrofë kjo për fermerët ekologjistë.