Spanjë - Ndoshta sërish vështirësi për krijimin e qeverisë
26 Qershor 2016Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, të dytat brenda gjashtë muajsh, ka pasur një ndryshim drejt partive të majta. Aleanca përreth partisë së majtë "Podemos" (Ne mundemi) ka shënuar fitore të konsiderueshme.
Megjithëse partia më e fuqishme si parti e vetme, mbetet Partia konservatore Popullore (PP) e kryeministrit Mariano Rajoy, sipas një parashikimi të televizionit shtetëror spanjoll TVE Podemos ndoshta mund të jetë në gjendje që së bashku me socialistët (PSOE), të ketë shumicën absolute në parlament.
Pra edhe pse partia konservatore PP doli sërish forca më e fortë në zgjedhjet në Spanjë, sipas parashikimeve fillestare e mundur duket edhe një qeveri e majtë. Megjithatë është e paqartë nëse kampi i majtë mund të gjejë një gjuhë të përbashkët