Qeveria e Madridit po kalon ditë të vështira pas referendumit për pavarësi në Katalonjë, sepse shembullin e katalonjasve mund ta ndjekin baskët, në rajonin në veri të Spanjës e me tendenca separatiste. Çështja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë pas referendumit, a do të marrin hov separatistët baskë? Sidoqoftë baskët i ndjekin me shumë vëmendje zhvillimet aktuale.