1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Sportistet kryesojnë listën e medaljeve në Tokio

11 Gusht 2021

Jo vetëm për Kosovën edhe për SHBA apo Gjermaninë sportistet fituan më tepër medalje në Tokio.

https://p.dw.com/p/3yoia
Olympia 2020 Tokio | Team Bulgarien Rhytmische Sportgymnastik
Fotografi: Lindsey Wasson/REUTERS

Ekipi gjerman shënoi në Lojërat Olimpike të Tokios bilancin më të keq sa u takon medaljeve që nga viti 1990. Në tabelën e medaljeve Gjermania renditet në vendin e nëntë, pas Holandës dhe Francës.

Zhgënjyese ishin veçanërisht rezultatet në hendboll, volejboll në plazh dhe hokej, ku pritshmëritë ishin të mëdha. Në Tokio Gjermania fitoi dhjetë medalje ari, njëmbëdhjetë argjendi dhe gjashtëmbëdhjetë bronzi.

Japan Tokyo Olympics Canoe Slalom
Ricarda Funk, fituese e një nga dhjetë medaljet e arit për Gjermaninë në TokioFotografi: Kirsty Wigglesworth/AP/picture alliance

Suksesi më i madh u takon femrave që fituan shtatë nga dhjetë medalje e arit, ndërsa meshkujt arritën të fitonin vetëm tre.

Edhe për ekipin e SHBA-së i cili fitoi numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios, gjithsej 113 ndër to 39 medalje ari, shumicën e medaljeve e fituan femrat.

Olympia 2020 Tokio | Volleyball Team USA gewinnt Gold
Ekipi i volejbollit të SHBA-së fitoi medaljen e parë të arit në TokioFotografi: Ivan Alvarado/REUTERS

Sportistet amerikane fituan gjithsej 66 medalje duke udhëhequr në ekipin përfaqësues të SHBA-së. Ato gjithashtu shënuan disa momente të paharrueshme në Olimpiadë. Ekipi i basketbollit fitoi për të shtatën herë radhazi medaljen e artë duke mposhtur basketbollistet japoneze, skuadra e vaterpolos fitoi medaljen e artë për të tretën herë radhazi, kurse ekipi i volejbollit fitoi medaljen e parë të arit.

Tokio 2020 | Leichtathletik - Dreisprung der Männer | Hugues Fabrice Zango
Hugues Fabrice Zango fitoi medaljen e parë olimpike për Burkina Fason Fotografi: Clodagh Kilcoyne/REUTERS

Gjatë Lojërave Olimpike të Tokios tri vende fituan gjithashtu për herë të para medaljet olimpike: Burkina Faso, Turkmenistani dhe San Marino.