1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kushtetuta e re e Islandës një eksperiment i veçantë

Julia Mahncke / Valmira Dobraj 20 Mars 2013

Islanda do të ketë kushtetutën e re, që sipas parimeve themelore të demokracisë është hartuar nga vet qytetarët. Një ngjarje e jashtëzakonshme, që mori shkas nga kriza para pesë vjetësh. Tani sërish fjalën e ka politika.

https://p.dw.com/p/180PH
Asta Johannesdottir (r.), Sprecherin des isländischen Parlaments, erhält am 29.7.2011 in Reykjavik den Verfassungsentwurf, den ein 25-köpfiges Gremium unter stetiger Beteiligung der isländischen Bürger erarbeitet hat. Quelle: Flickr http://www.flickr.com/photos/stjornlagarad/6008157466/sizes/l/in/photostream/ Link und Beschreibung geliefert von DW/Julia Mahncke-Gütz.
Fotografi: cc-by-2.0/Motiv.is

«Në fakt ne na kanë mbetur edhe katër ditë», thotë Brigitta Jonsdottir duke shfryrë. Deputetja e paritsë opozitare «Lëvizja», e cila u bë e njohur edhe si aktiviste e Wikileaks nga Islanda, ka shpresa të mëdha që qeveria në pushtet do ta pranojë kushtetutën e re. Do të ishte një nga punët e fundit, që do të kryente në detyrë Althing-u në Reykjavik, përpara se të zhvillohen zgjedhjet e reja në prill. Por Jonsdottirs ka mjaft dyshime, se kritikët mund ta bllokojnë këtë ngjarje.

Kushtetuta e re është një dokument i veçantë. Ajo bazohet në një draft, në të cilin çdo qytetar pati shansin të japë kontributin e vet në hartimin e saj. Është hera e parë, që një vend bën përpjekje ta hartojë një kushtetutë në baza demokratike.

Shkas për këtë projekti u bë kriza para pesë viteve: «Njerëzit e kishin humbur besimin tek politika», e përshkruan gjendjen e atëhershme Jonsdottir. Qytetarëve të Islandës iu desh të shohin se si vendi i tyre zhytej dita ditës në krizë. Tri bankat më të mëdha falimentuan, shumë qytetarë humbën paratë e kursyera, zhvilloheshin demonstrata të shumta dhe vendi ziente nga problemet. Por në fund nuk triumfoi kaosi, por dëshira e qytetarëve të thjeshtë për një fillim të ri.

Duke ndjekur shembullin e danezëve

Prej vitesh qytetarët e këtij ishulli nuk ndiheshin mirë me këtë kushtetutë. Pasi Islanda fitoi pavarësinë në vitin 1944, ajo e përvetësoi pothuajse pa ndryshime, kushtetutën e Danimarkës. Prandaj islandezët shpesh tallen duke thënë që vetëm fjala "mbret" nuk është shkruar në kushtetutën e tyre. Në të kalurën politikanët shpesh herë janë munduar që të bëjnë ndryshime në draft, por pa sukses.

Një grup aktivistësh shfrytëzoi shansin në vitin 2009 duke dalë me një propozim të ri për ndryshim. Me ndihmën e qeverisë së koalicionit mes socialdemokratëve dhe të majtëve ekologjistë (të gjelbër) 1000 qytetetarë u ftuan si përfaqësues të të gjithë banorëve për të marrë pjesë në një llojë "brainstorming". Një sistem statik i sofistikuar do të zgjidhte si përfaqësues njerëz nga rajone të ndryshme, meshkuj dhe femra, të rinj dhe të moshuar.

"Ata të gjithë kishin për detyrë të rrihin mendimet, se kush jemi ne dhe çfarë kerkojmë", shpjegon procedurën Silja Omarsdottir. Ajo ishte në rrethin e 25 islandezëve, që në fund kishin detyrë ta shkruanin kushtetutën. Në një prezantim, i cili mund të shikohet edhe në internet, ajo flet në lidhje me këtë procedurë. Tema të tilla si: kombi, burimet natyrore dhe sistemi shëndetësor ishin në fokus. Gjithashtu edhe vlerat si p.sh. përgjegjësia, barazia, ndeshmëria, respekti, drejtësia dhe liria, që për qytetarët kanë rëndësi të madhe u trajtuan gjerësisht.

Në kërkim të autorëve

Më vonë u zgjodh një këshill kushtetues prej 500 vullnetarësh. Silja Omarsdottir së bashku me 24 autorë të tjerë u vendosën nëpër zyra, në të cilat do të krijohej kjo kushtetutë e re. Çdo të hënë dhe të martë tri komitete diskutonin tekstet, të mërkurën takohej i gjithë stafi, dhe të enjten këshilli publikonte versionin e ri të dokumentit në faqen e internetit, të krijuar enkas për këtë proces. Përveç kësaj u mbajtën rregullisht takime publike, në të cilat mund të merrnin pjesë edhe qytetarët, apo t'i ndiqnin ato në internet. Kritikat dhe komentet e mbledhura do të përpunoheshin dhe aplikoheshin në tekst nga këshilli në marrëveshje të plotë mes 25 anëtarët e komisionit lidhur me ndryshimet e bëra. Sipas Omarsdottir kishte rreth 3000 reagime nga kanale të ndryshme. Po aq shumë ishin edhe jashtë vendit.

Birgitta Jonsdottir, Icelandic MP and one of the protestors on trial, speaks to a journalist at Reykjva’k District Court on Febuary 16, 2011. Four of the nine protesters arrested for storming the Icelandic parliament in 2008 were found guilty today of forced entry and attacking police, a Reykjavik court said. US Department of Justice forced the website Twitter to hand over private information on Icelandic MP Birgitta Jonsdottir, and others connected to Wikileaks. AFP PHOTO / HALLDOR KOLBEINS (Photo credit should read HALLDOR KOLBEINS/AFP/Getty Images)
Deputetja Birgitta JonsdottirFotografi: Halldor Kolbeins/AFP/Getty Images

Dorëzimi tek politikanët

Pas katër muajsh puna mbaroi. Kushtetuta e re u dorëzua më 29 korrik 2011 në parlament. Në tetor 2012 rreth dy të tretat e qytetarëve votuan pro këtij propozimi në një anketë jo të detyrueshme. Debatet u ngjallën sidomos rreth përdorimit të ardhshëm të burimeve natyrore. Sepse, sipas këtij drafti kushtetues, ato burime natyrore, që nuk janë të privatizuara do të mbeteshin në pronësi të popullit islandez, gjë që do të kishte ndikim në industrinë e peshkimit, që është mjaftë e zhvilluar në Islandë.

Në tërë botën ky proces u ndoq me vëmëndje. Christoph Degenhart, profesor për të drejten publike, në universitetin e Lajpcigut e vlerëson shumë këtë: „Sa i përkët tekstit të kushtetutës, ai është mjaft aktual, i formuluar qartë dhe thjeshtë". Gjithashtu Degenhart çmon faktin se autorët e kësaj kushtetute kanë për qëllim të forcojnë bazat e demokracisë dhe që mendimi i popullit ka luajtuar rol shumë të rëndësishëm.

"Kriza e fundit dhe procesi i gjetjes së zgjidhjes, kanë influencuar thellë në vetëdijen e popullit islandez", mendon Ralf-Uwe Beck, përfaqësusi i shoqatës "Më shumë demokraci". Ai e ka ndjekur punën e këshillit kushtetues. Islandezët kanë vepruar drejtë: "Nuk është e drejtë që një qeveri t'i japë popullit një kushtetutë, përkundrazi populli duhet ta hartojë vetë atë". Sipas mendimit të tij, populli i Islandëz arriti që përmes këtyre 25 autorëve, të cilët ishin të hapur ndaj kritikave, t'i kapërcejë me sukses mosmarrëveshjet ndër politikanët. Por pikërisht këto mosmarrëveshje, si duket tani sërish përbëjnë një problem për islandezët. Disa deputetë të parlamentit do të kishin dëshiruar të merrnin pjesë në hartimin e tekstit kushtetues apo të përfshiheshin më shumë mendime ekspertësh gjatë hartimit, shpjegon deputetja Jonsdottier kritikat e kolegëve të partive të tjera. Ajo është e kënaqur me rezultatin: "Ka disa paragrafe shumë të mirë, si përshembull mbi të drejtën për aksesin në internet."

Para se kushtetuta të hyjë në fuqi, ajo duhet të pranohet nga qeveria në pushtet dhe nga parlamenti i ardhshëm. Por qysh tani partitë po grinden në lidhje me kohën e mbajtjes së votimit të parë, ndërsa për deputetët koha nuk pret.