Sulm me bombë në Pakistan - tre të vdekur e tetë të plagosur
20 Gusht 2007Reklamë
Islamabad: Si pasojë e një sulmi me bombë në veriperëndim të Pakistanit humbën jetën tre ushtarë dhe u plagosën tetë të tjerë. Sipas të dhënave policore atentatori është futur me makinë në një pikë kontrolli të ushtrisë. Veriperëndimi i Pakistanit konsiderohet si çerdhe e grupeve ekstremiste. Atje fshihen edhe pjesëtarë të organizatës terroriste Al Kaida.