Sulme të përgjakshme në Pakistan
4 Shtator 2007Reklamë
Nga dy atentate vetëvrasëse në qytetin Rawlapindi në Pakistan jo larg kryeqytetit Islamabad janë vrarë së paku 20 vetë. Shpërthimet e bombave ndodhën vetëm pak minuta pas njëra-tjetrës në disa lagje të qytetit, ku ndodhet edhe rezidenca ushtarake e kryetarit të shtetit dhe të ushtrisë Pervez Musharraf. Sulmi i parë u krye në një autobuz me punonjës së ministrisë së mbrojtjes. Sipas policisë kanë humbur jetën 15 punonjës. Rreth 70 vetë janë plagosur. Shpërthimi i dytë ndodhi në një pazar tre km më tej. Atentatori ndezi bombën në një motoçikletë. Si rezultat u vranë pesë vetë. Që prej hyrjes me dhunë në xhaminë e kuqe në Islamabad në korrik thuajse çdo ditë kryhen sulme ndaj ushtrisë apo objekteve të saj.