Sulme të reja kamikaze në Pakistan - vriten 15 njerëz
24 Nëntor 2007Reklamë
Si pasojë e dy sulmeve kamikaze ndaj forcave të sigurimit në qytetin pakistanez Ravalpindi, sipas të dhënave të ushtrisë humbën jetën të paktën 15 njerëz dhe u plagosën disa të tjerë. Një atentator vetvrasës aktivizoi masën shpërthyese në një pikë kontrolli të kuartierit qendror të ushtrisë. Atentatori tjetër ka përplasur makinën e tij me një autobuz i cili po dërgonte në qendër bashkëpuntorë të shërbimit të fshehtë.