Sulmet terroriste në Europë
Që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA edhe në Europë janë kryer sulme terroriste të përgjakshme nga islamistët. Një vështrim kronologjik:
22.03.2016: Belgjika në shok pas sulmeve me bombë
Një seri sulmesh me bombë në aeroport dhe në stacionin e metrosë e prek Belgjikën deri në palcë. 20 vetë gjetën vdekjen në metro dhe 14 të tjerë në aeroportin Zaventem. Kryeministri Charles Michel katër orëe pas atentateve në Bruksel, konfirmoi se ato ishin sulme terroriste.
13.11.2015: Parisi në shok
Gjatë sulmeve të koordinuara në Paris gjejnë vdekjen 129 vetë dhe rreth 300 të tjerë plagosen. Përgjegjësinë për atentatet e morën milicët terroristë të "Shtetit Islamik". Disa atentatorë pothuajse njëkohësiht kryejnë gjashtë sulme në bare dhe restorante si dhe në një qendër tregtare e në një sallë koncertesh.
07.01.2015: Sulm ndaj lirisë së shtypit
Dy antentatorë turrenn në mjediset e redaksisë së revistës satirike "Charlie Hebdo" në Paris dhe vrasin dymbëdhjetë vetë. Në një supermaket kosha një aksion pengmarrjeje përfundon me katër të vdekur. Të gjithë atentatorët qëllohen nga forcat e rendit.
24.05.2014: I kthyeri nga Siria vret
Në hyrjen e Muzeut Hebre në Bruksel një person i armatosur vret katër vetë. Atentatori nuk ishte i panjohur. Ai ishte radikalizuar në burg dhe për një vit kishte luftuar si xhihadist në Siri.
24.05.2013: Sulm me thikë në Paris
Një ushtar plagoset gjatë një sulmi me thikë në Paris. Pak më vonë dorasi arrestohet nga policia. Sipas policisë dorasi nuk ishte i njohur si ithtar i Xhihadit, por si ithtar i një Islami fundamentalist.
22.05.2013: Rasti Lee Rigby
Ushtari britanik Lee Rigby përplaset nga një makinë në një periferi të Londrës dhe më pas vritet nga personat që ndodheshin në makinë duke u goditur me thika dhe satër. Pas aktit dorasit nuk largohen, por lejojnë të filmohen prej kalimtarëve.
18.07.2012: Terrori arrin Bullgarinë
Nga sulmi ndaj një autobusi turistik me turistë izraelitë vriten shtatë vetë, 30 vetë plagosen. Pas kësaj organizata libanezo-shiite Hisbollah bëhet përgjegjëse për sulmin.
11. - 15.03.2012: Ushtarët në shënjestër
Në Tuluzë të Francës një ushtar vritet duke u qëlluar në kokë i vënë saktë në shënjetër. Katër ditë më pas pasojnë katër vrasje. Në një letër dorasi shkruan, se do të hakmerret ndaj misionit të Ushtrisë Franceze në Afganistan.
19.03.2012: Edhe hebrejtë në shënjestër
Gjatë një sulmi tjetër atentatori i Tuluzës vret një mësues dhe tre fëmijë para një shkolle. Ai është radikalizuar në grupet salafiste dhe e cilëson veten si luftëtar të shenjtë të mandatuar prej al-Kaidas.
02.03.2011: Gjermania në shënjestër
Atentatori Arid Uka qëllon me objektiv të qartë ndaj një autobusi ku ndodheshin ushtarë të paarmatosur të SHBA-së në aeroportin e Frankfurtit. Ai vret dy ushtarë dhe tre persona të tjerë plagosen rëndë. Ky atentat konsiderohet si i pari sulm islamist në Gjermani.
02.11.2011: Sulm ndaj satirës
Revista satirike franceze "Charlie Hebdo" pas botimeve kritike ndaj Islamit bie viktimë e një sulmi. Shishe molotov hidhen gjatë natës nga dritaret në mjediset e redaksisë. Për fat nuk plagoset askush.
11.12.2010: Frikë nga terrori në Suedi
Një makinë shpërthen në një cep rruge në qendër të Stokholmit. Pak pas kësaj pak metra më tutje një kamikaz hidhet në erë. Fat në fatkeqësi: ka vetëm të plagosur dhe asnjë të vdekur pas sulmeve.
30.07.2007: Sulm në aeroport
Një ditë pasi policia britanike parandaloi një sulm me një automjet bombë në Londër, një fuoristradë vërshon në sallën e chek-in në aeroportin e Glalsgout dhe merr zjarr. Pesë vetë plagosen rëndë.
07.07.2005: Londra në shok
Pothuajse njëkkohësisht katër atentatorë aktivizojnë në autobusë dhe metrotë e Londrës bombat që mbanin çantat e tyre të shpinës. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm humbasin jetën 52 vetë, qindra plagosen. Akti mbetet i pandëshkuar, tre nga të implikuarit u lanë të lirë.
02.11.2004: Vrasje satirikut
Regjisori, publicisit dhe satiriku Theo van Gogh kërcënohet me vrasje pas shfaqjes së filmit të tij "Submission" mbi shtypjen e gruas nga Islami dhe vritet në Amsterdam në mes të rrugës nga një islamist.
11.03.2004: Atentate me bomba nëpër trena
Në Madrid shpërthejnë dhjetë bomba në trena lokalë të tejmbushur me pasagjerë, si pasojë vriten 191 vetë dhe mbi 1800 të tjerë plagosen. Një gjykatë spanjolle dënon 21 nga 28 atentatorët e Al-Kaidas me më shumë se 40.000 vjet burgim.
20.11.2003: Terror në Stamboll
Gjatë një sulmi me bombë ndaj ambasadës britanike dhe një banke britanike në Stamboll vriten 33 vetë, mbi 400 plagosen. Kundër 73 islamistëve që identifikohen si atentatorë dhe kundër 40 atentatorëve të mbijetuar vendosen dënime me burgim.
15.11.2003: Sinagogat në shënjestër
Në Stamboll gjejnë vdekjen 23 vetë gjatë sulmeve të kamikazëve ndaj dy sinagogave më të mëdha të këtij metropoli. Në të njëjtën kohë nga shpërthimi i disa automjeteve bombë në rrugë të frekuentuara plagosen rëndë 300 vetë.