Sërish protesta të „jelekëve të verdhë“ në Francë
15 Dhjetor 2018Reklamë
Në bulevardin e njohur të Parisit, Champs-Élysées dhe në pjesë të tjera të Francës lëvizja e „jelekëve të verdhë" ka bërë thirrje për protesta të tjera. Në Paris u mblodhën 8000 policë dhe 14 automjete të blinduara për t'u përgatitur për të gjitha situatat. Sipas autoriteteve, 30 persona janë ndaluar.
Në të gjithë Francën janë mobilizuar 69.000 vetë. Kjo është e shtuna e pestë që protestohet kundër politikë së presidentit, Emmanuel Macron. Në katër të shtunat e kaluara janë zhvilluar përleshje me policinë, është përdorur gazi lotsjellës, dhe janë djegur automjete e janë vënë barrikada nga protestuesit.
la/(afp,dpa)