1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Testimet me majmunë - Kur lobimi kthehet në bumerang

Nicolas Martin
30 Janar 2018

Me fondet e industrisë së automobilëve, studiuesit testuan efektet e gazrave të oksidit të azotit duke bërë eksperimene me majmunët dhe njerëzit. Koncernet distancohen, por studime të tilla nuk janë edhe aq të rralla.

https://p.dw.com/p/2rk1B
Deutschland Tierexperimentelle Forschung der Uni Münster
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Gentsch

Publikimet e fundit janë e kundërta e asaj që mund të bëhej për imazhin e mirë - 10 majmunë të mbyllur në kabina të vogla nën gazrat direkte të një automjeti Volkswagen Beatles për katër orë- për qetësim ofrohej një film vizatimor në televizion - kështu i përmbledh "New York Times" Jake McDonaldin, një nga krerët e këtij eksperimenti. "Ata shohin me dëshirë filma vizatimorë", thotë ai në një seancë dëgjimore para një gjykate amerikane kundër prodhuesit gjerman të automjeteve, Volkswagen. Eksperimentet ishin pjesë një studimi që do të provonte, se prania e oksidit të azotit tek automjetet e reja është reduktur dukshëm. Bëhet fjalë për gazin NO2, oksidin e azotit, vlerat e të cilit u manipuluan me vite në SHBA nga koncerni i automjeteve.

Koncernet distancohen nga EUGT

Eksperimenteve me majmunët u shtohen raportimet për eksperimente me njerëz në klinikën universitare të Aachenit. 25 testues me shëndet të mirë u testuan për tre orë duke iu ekspozuar gazrave të oksiditit të azotit. Fokusi ishte tek prania e oksidit të azotit në vendin e punës, megjithatë koncernet e automjeteve reaguan fort ndaj këtyre eksperimenteve që të paktën indirekt janë të financuar nga vetë ato.

"Do të kishte qenë më mirë, që të mos ishte kryer një eksperiment i tillë", shkruan Volkswagen në një prononcim të tij. "Ne i dënojmë me ashpërsi testime të tilla", shkruan Daimler. Koncernet duhet të japin shpjegim, sepse porosia për të dyja tetimet erdhi nga EUGT, Shoqata Europiane e Studimeve për Mjedisin dhe Shëndetin në Sektorin e Transportit - organizatë që u themelua në vitin 2007 nga katër koncerne të mëdha gjermane, BMW, Daimler, Volkswagen e Bosch. EUGT u krijua zyrtarisht me synimin për të studiuar pa paragjykime efektet e transportit tek njeriu dhe mjedisi, siç thuhet në një deklaratë shtypi të vitit 2008.

Abgase
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Führer

"EUGT na ka rënë në sy në vitin 2017", thotë Christina Deckwirth nga organizata "Lobbycontrol" në Köln in intervistë me Deutsche Wellen. Aty bëhej fjalë për komisionin hetimor si pasojë e skandalit të manipulimit të gazrave, ku kreu i bordit studimor të EUGT-s, Helmut Greim nga Universiteti Teknik i Mynihut ishte si konsulent. Lobbycontroll paralajmëroi për një konflikt interesi. "Kreu i një organizate lobingu për dizelin nuk mund të bëjë një vlerësim objektiv për dëmin e dizelit", thotë ekspertja e Lobbycontrol.

"Po dëmtojmë në masë të madhe të ardhmen"

Helmut Greim është për disa i kontestuar, për të tjerë i shumëvlerësuar. Toksikolugu ka qenë konsulent në disa komisione dhe ka dhënë gjykime për rreziqet e shëndetit të gazrave industrialë. Së fundmi ai u pronocua për pesticidin glyfosat. "Nuk është shkaktar i kancerit", është shprehur ai. Kujtojmë se për një studim për glyfosatin Greim ka marrë fonde nga prodhuesi i pesticidit, Monsanto, siç kanë vërtetuar hulumtimet e emisionit të ARD-së, Monitor.

Greim kundërshton për Deutsche Wellen akuzën e punës lobuese. "EUGT është një institucion i financuar nga industria e automobilëve, por komisioni shkencor punon tërësisht i pavarur, ndikime të çfarëdolloji nga bordi i EUGT-së nuk do t'i kishim pranuar", shkruan Greim.

Ferdinand Dudenhöffer, ekspert për automjetet nga Universiteti i Duisburgut-Essen thotë se "eksperimentet me majmunë janë në kufirin e asaj që mund të lejojë budallallëku njerëzor." Nuk mund të besohet vërtet, se përmes eksperimenteve me majmunë mund të shesësh automjete në SHBA." Sipas tij industria e automobilëve për shkak të shkarjeve të tilla ka jo vetëm një problem me të shkuarën, "por ne dëmtojmë në masë të madhe edhe të ardhmen."