1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hacker: Arrestimi i kreut të Mbrojtjes Civile i nevojshëm

13 Qershor 2023

Reagimet e para pas arrestimit të kreut të Mbrojtjes Civile në Zveçan.

https://p.dw.com/p/4SX5c
Më 29 maj, një grup  serbësh sulmuan me gurë dhe granata trullosëse ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në Veri të Kosovës. Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it dhe rreth 50 protestues serbë, teksa njësitë e KFOR-it po ruanin objektin e zyrës së kryetarit të komunës. Në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të bojkotuara nga serbët ishin zgjedhur kryetar komunash me origjinë shqiptare.
Zveçan, gjate trazirave ne Kosove me 29 maj 2023, u sulmuan shume ushtare te KFOR-it. (foto) Më 13 qershor 2026 policia e Kosovës arrestoi kreun e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”. Fotografi: Laura Hasani/REUTERS

Thomas Hacker, raportues i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman  e ka përshëndetur arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita (Mbrojtja Civile): "Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, ka deklaruar Hacker në një  deklaratë për media, shpërndarë te marten pasdite në Berlin.

"Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, shkruan më tej politikani liberal dhe shton es "ngjarjet e 30 majit 2023, nuk duhet të mbeten pa pasoja. Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla frigane të bëhen të pranueshme nga shoqëria.”

Thomas Hacker, deputet liberal i Parlamentit Gjerman, uke folur ne parlament (arkiv)
"Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita është i domosdoshëm”, ka deklaruar Thomas Hacker, deputet liberal i Parlamentit Gjerman (Foto nga Arkiva)Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Bänsch

Policia e Kosovës kishte arrestuar të martën kreun e Mbrojtjes Civile paraushtarake në pjesën veriore të Mitrovicës, njoftoi ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në Twitter. 

Më 29 maj, një grup  serbësh sulmuan me gurë dhe granata trullosëse ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në Veri të Kosovës. Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it dhe rreth 50 protestues serbë, teksa njësitë e KFOR-it po ruanin objektin e zyrës së kryetarit të komunës. Në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të bojkotuara nga serbët ishin zgjedhur kryetar komunash me origjinë shqiptare.

Gjatë arrestimit ka pasur trazira. Protuestues të dhunshëm goditen me gurë policët e Kosovës, të cilët përdorën gaz lotsjellës, bëhet e ditur nga disa burime të mediave lokale. Sipas ministrit të Brendshëm Sveçla, nga përleshjet janë plagosur lehtë tre policë.

Petkoviq: Kurti provokon konflikte 

Drejtori i Zyres se Qeverisë se Serbise për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë të martën, pas arrestimit të Milun Milenkoviqit në Mitrovicë se situata në veri të Kosovës është “pothuajse më e vështira deri më tani” dhe ka akuzuar kryeministrin e Kosovës. Aljbin Kurti se “dëshiron të provokojë konflikte dhe luftë”. Petkoviq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Beograd se Milenkoviç ishte "arrestuar me urdhër personal të Kurtit në një sallon flokësh që ishte i rrethuar nga tetë automjete të blinduara të policisë së Kosovës".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë ka pranuar të mbajë zgjedhje të reja në veri Kosovës, siç  bëri të ditur ai pas një takimi me përfaqësues të vendeve të Quintit në Prishtinë. Kurti kishte venë si parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve pikërisht identifikimin dhe ndjekjen penale të grupeve kriminale në veri të vendit si dhe kthimin në Serbi të grupeve të dhunshme. (ash)