Tim Walz me rrënjë gjermane
25 Gusht 2024Kandidati i demokratëve për zëvendëspresident në SHBA, Tim Walz i ka rrënjët gjermane në zonën veriore të Schwarzwald. Paraardhësit e Timothy James, "Tim" Walz kanë ardhur nga Kuppenheim, është shprehur bashkia në qarkun Rastatt. Nuk ka më pasardhës të drejtpërdrejtë në Kuppenheim më, thuhet. Pasi u bë e njohur kandidatura e Walz në fillim të gushtit, qyteti i vogël gjerman me rreth 8500 banorë pati një numër të lartë këkesash nga mediat.
Arkivat e qyteti si rrjedhoja punuan së bashku me Shoqatën Historike për të nxjerrë detaje të tjera, mëtejshme, për shembull për të afërm të Tim Walz që jetojnë në Kuppenheim, thuhet. Por meqenëse të pesë djemtë e Anton Walz nga Kuppenheimer (1808-1871) emigruan në vitet mes 1867 dhe 1884 në SHBA nuk ka më asnjë pasardhës të drejtpwrdrejtw në Gjermani.
Stër-stërgjyshi i Tim Walz është këpucari nga Kuppenheim Sebastian Walz (1843 - 1915), i cili emigroi në SHBA dhe u transferua në Nebraska në vitin 1867. Atje ai u martua me kanadezen Anna Mary Berger. Djali i tyre i madh ishte John Frederick Walz (1874-1961), stërgjyshi i kandidatit për zëvendëspresident dhe guvernatorit amerikan të shtetit amerikan të Minesotës, Tim Walz. Ndoshta ka edhe banorë këtë emër me lidhje farefisnie me politikanin amerikan, pasi emri Walz është mjaft i përhapur. Përcaktimi i saktë i tyre do të kërkonte shumë kohë dhe mbrojtja e të dhënave e bën publikimin të pamundur.
Edhe kandidati republikan për president dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka rrënjë gjermane, rreth 100 kilometra larg në veri të Kuppenheim. Gjyshi i tij Friedrich Trump (1869-1918) erdhi në Amerikë në vitin 1885 nga Kallstadti gjerman.