Tirana - Një qytet në adoleshencë / Si do të duket bujqësia dhe blegtoria në të ardhmen? / Si duhet të veprojmë me ish-bashkëpuntorët e Shtazi-t?
11 Korrik 20091. Se çdo të thotë të përshkosh një qytet të tërë, të gjitha rrugët e tij, cep më cep, këtë gjë donin ta ndjenin gjashtë të rinj evropianë me banim në Berlin. Dhe si terren për eksperimentin e tyre me titullin domethënës "Physis Stadt" (që mund të përkthehet me qyteti si trup) ata zgjodhën pikërisht kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Projektin e tyre bursistët e Akademisë së shkencave të Berlin-Brandenburgut e prezantuan këtë javë (7.7) në Berlin. Anila Shuka na njeh me këtë projekt.
2. Ekspertë të fushave të ndryshme vlerësojnë se sistemi agrar në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të furnizoj me ushqim të gjithë njerëzit në botë. Si rrjedhojë e përdorimit të teknologjive të reja dhe të plehërave kimik ky sistem ka humbur baraspeshën e vet ekologjike dhe tani paraqitet nevoja për të ndryshuar atë. Më hollësisht informon Helle Jeppesen.
3. Në fokus të diskutimit aktual: 17.000 ish-bashkëpuntorët e Shtazit, të cilët kanë punuar në shërbimin publik pas rrëzimit të Murit të Berlinit apo punojnë ende. Ata duhet të kontrollohen edhe njëherë, kërkojnë kritikët. Axel Mänz informon