1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedi e rëndë në Greqi

1 Mars 2023

Përplasja e një treni mallash me një tren pasagjerësh ka shkaktuar një tragjedi të rëndë në Greqi. Të paktën 32 vetë kanë humbur jetën, më shumë se 80 të tjerë janë lënduar. Kërkimi për të mbijetuar vazhdon.

https://p.dw.com/p/4O6PG
Griechenland Zugunglück Larissa
Fotografi: Giannis Floulis/REUTERS

Të dy trenat gjendeshin në itinerarin mes Athinës dhe Selanikut. Afër qytetit Larisa ka ndodhur aksidenti, një përplasje e një treni mallash me atë të pasagjerëve, sipas guvenatorit të rajonit të Tesalisë, Konstantinos Agorastos. Fuqia e madhe e përplasjes ka bërë që disa vagonë të dalin nga shinat. Dy vagonë morën flakë. Në trenin e pasagjerëve ndodheshin rreth 350 vetë në drejtim të Selanikut. Të paktën 32 vetë kanë humbur jetën, më shumë se 80 të tjerë janë lënduar, 53 janë lënduar rëndë.

Tragjedi pranë Larisas, Greqi
Tragjedi pranë Larisas, GreqiFotografi: Thanos Floulis/REUTERS

Kërkimi për të mbijetuar vazhdon. Puna e forcave të shpëtimit është shumë e vështirë, sepse shumica e viktimave gjenden nën vagonët e shkatërruar. "Shumica e të lënduarve kanë dëmtime në kokë, legenë të thyer, krahë apo këmbë të thyera", ka thënë një anëtar i forcave të shpëtimit.

Linja që lidh Athinën me qytetin port verior Selanikun u modernizua në vitet e fundit. Hekurudha greke (Hellenic Train) është nën drejtimin e Hekurudhës Shtetërore Italiane, Ferrovie dello Stato Italiano. Punonjës të hekurudhës janë shprehur për median geke, Real FM, megjithë modernizimin ka probleme të rënda në koordnimin elektrik të kontrollit të trafikut të trenave.

Tragjedi në Greqi
Tragjedi në GreqiFotografi: Thanos Floulis/REUTERS