Trashëgimia e kulturës botërore
Dy qytete europiane pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore janë në listën e UNESCO-s për objektet e rrezikuara. Arsyet: dëmtimi, mungesa e fondeve, katastorfat natyrore dhe urbanizimi në rritje.
Francë: Le Mont-Saint-Michel
Pas ndërtimit të parqeve energjetikë pranë manastirit francez Le Mont-Saint-Michel, këtij të fundit i rrezikohet heqja e titullit pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore në mbrojtjen e UNESCO-s. Manastiri është simbol i gjithë rajonit dhe tërheq rreth tre milion vizitorë çdo vit. Tani janë parashikuar të ndërtohen të paktën 30 parqe energjetike në afërsi të manastirit.
Gjermani: Kështjella në Koblenc
Komiteti i Trashëgimisë Kluturore Botërore të UNESCO-s e shikon teleferikun që lidh qytetin e Koblencit me kështjellën e vjetër, si një kërcënim. Në mënyrë që kjo pjesë të mos e humbasë statusin e UNESCO-s, teleferiku duhej të funksiononte deri në vitin 2014, por në qeshor të vitit 2013 UNESCO mori një tjetër vendim që e ka shtyrë funksionimin e teleferikut deri në vitin 2026.
Kosovë: Manastiret mesjetare
Që prej vitit 2006 manastiret mesjetare ortodokse në Kosovë janë shpallur pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të mbrojtura nga UNESCO. Arsyeja e përfshirjes në listën e objekteve të rrezikuara është konflikti mes serbëve dhe popullsisë shqiptare. Që prej luftës së Kosovës në vitin 1999 u shkatërruan ose u dëmtuan 100 kisha dhe manastire.
Itali: Qyteti i lashtë i Pompeit
Qyteti i lashtë romak i Pompeit kërcënohet nga humbja e statusit të Trashëgimisë Kulturore Botërore. Restaurimi i nevojshëm i tij kërkon 105 milionë Euro. Komiteti i Trashëgimisë Kluturore Botërore të UNESCO-s do të vendosë më 1 shkurt 2014 për statusin përfundimtar.
Britani e Madhe: Porti historik i Liverpulit
Që prej vitit 2004 një pjesë e portit të vjetër të Liverpulit është në listën e objekteve të rrezikuara të UNESCOS-s. Porti i shekullit të 18-të përballet me rreziqe serioze thotë Komiteti i Trashëgimisë Kluturore Botërore të UNESCO-s. Ky rrezik vjen nga plani i zhvillimit të qytetit "Liverpool Waters" (Ujrat e Liverpulit), që mund të shkatërrojë karakteristikat unike të portit.
Itali: Venecia dhe laguna e saj
Qyteti port italian nuk rrezikohet vetëm nga ndryshimet klimatike dhe rritja e nivelit të detit, por edhe nga koreçerat e shumta që kalojnë në lagunë. Sipas një studimi të UNESCO-s, në qytet vijnë dy herë më shumë anije nga ç'mund të përballojë qyteti.
Britani e Madhe: Kulla e Londrës
UNESCO e kritikoi eklipsimin e ndërtesave të vjetra prej ndërtimeve të reja me arkitekturë moderne dhe fasada prej xhami. Gradaçelat në Canary Wharf e lënë në hije kompleksin e ndërtesave historike përreth si Kullën dhe Tower Bridge (në foton më sipër). UNESCO e ka kërcënuar disa herë Mbretërinë e Bashkuar se këto ndërtesa do të humbasin statusin e tyre.
Estoni: Zona e vjetër e qytetit Talin
Përpara portave të qytetit mesjetar të Talinit qeveria do të ndërtojë bashkinë e re të qytetit. UNESCO është duke e parë me shqetësim këtë projekt. Ndërtesa me xham dhe çelik mund të prishë pamjen impozante të qytetit të vjetër.
Mal i Zi: Gjiri i Kotorrit
Një tërmet i fortë në vitin 1979 e shkatërroi qytetin historik të Kotorrit. Nga viti 1979 deri në vitin 2003 UNESCO e mbajti gjirin në listën e objekteve në rrezik për të tërhequr fonde ndërkombëtare për shpëtimin e tij. Deri më sot jo të gjitha ndërtesat e shkatërruara janë rindërtuar, për shkak të mungesës së fondeve.
Spanjë: Parku kombëtar i Garajonay
Parku kombëtar i Garajonay ndodhet në ishillin La Gomera, pjesë e Ishujve spanjollë të Kanareve. Ky park qysh nga viti 1986 është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Në vitin 2012 një zjarr i madh dogji 1000 nga 4000 hektarë që ka gjithsej parku. Rigjernerimi i tij do të zgajsë shumë vite.