1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trichet: kriza aktuale më e rënda që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore

7 Tetor 2011

Presidenti në largim i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Jean-Claude Trichet, u bëri thirrje për reforma të mëtejshme ekonomive udhëheqëse të botës.

https://p.dw.com/p/12noa
Presidenti në largim i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet
Presidenti në largim i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude TrichetFotografi: dapd

Presidenti në largim i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Jean-Claude Trichet, u bëri thirrje për reforma të mëtejshme ekonomive udhëheqëse të botës. Aktualisht përjetohet kriza më e rëndë globale që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, tha Trichet në televizionin gjerman. Prandaj, SHBA-ja, Japonia dhe shtetet e BE-së duhet të rishikojnë strategjitë e tyre. Në Evropë problemet nuk kanë të bëjnë aq shumë me euron, po me masat e pamjaftueshme të kontrollit për sistemet financiare, tha ai.

Mario Draghi, presidenti i ardhshëm i ECB.
Mario Draghi, presidenti i ardhshëm i ECB.Fotografi: dapd

Periudha në detyrë në krye të ECB-së e francezit Trichet përfundon në nëntor. Pasardhës është Mario Draghi nga Italia.

Ndihma për sektorin bankar

Banka Qendrore Evropiane (ECB) i ka premtuar sektorit bankar (të vënë nën trysni prej krizës së huave) ndihma të gjera. Presidenti i ECB-së, Jean-Claude Trichet, bëri të ditur pas një mbledhjeje të këshillit në Berlin, se banka qendrore do t'u vërë në dispozicion bankave kredi afatgjata me vlerë të pakufizuar. Veç kësaj, ECB-ja do të blejë për 40 miliardë euro obligacione shtetërore prej shteteve të huave. Norma e referencës e interesit për zonën e euros u la e pandryshuar prej këshillit të ECB-së te 1,5 për qind.

"Mbështetur te analiza e tij e rregullt ekonomiko-monetare Këshilli Drejtues (i ECB-së) vendosi t'i mbajë normat kyç të interesit të ECB-së të pandryshuara. Inflacioni ka mbetur i ngritur dhe informacioni që vjen konfirmon pikëpamjen tonë se me gjasa inflacioni do të qëndrojë mbi 2 për qind gjatë muajve që vijnë, por do të bjerë më pas," tha presidenti aktual i ECB-së Trichet.

Autor: Elert Ajazaj (dpa, rtr)

Redaktoi: E. Xhani