Turqia goditet sërish nga sulme terroriste
17 Dhjetor 2016Sulmi u zhvillua në orët e para të mëngjesit pranë Universitetit Erciyes në qytetin metropol turk, Kayseri. Në autobus ndodheshin civilë dhe shumë ushtarë jashtë shërbimit. Zëvendëskryeministri, Veysi Kaynak deklaroi se sulmi me autobombë i ishte drejtuar ushtrisë turke. Ai të kujton sulmin e fundit terrorist të Stambollit. Në një deklaratë të parë të ushtrisë flitet për së paku 13 ushtarë të vrarë e më shumë se 46 të plagosur. Në mesin e viktimave ndodhen edhe civilë. Televizionet tregojnë pamje me autobusin e shkatërruar.
Vetëm javën e kaluar dy shpërthime me 44 të vdekur tronditën Stambollin. Përgjegjësinë për sulmin e dyfishtë e mori një organizatë, degë e ndarë e partisë së ndaluar kurde, PKK. Si reagim kundër këtij atentati, autoritetet ndaluan më shumë se 200 politikanë të partisë pro kurde, HDP. Që nga shkallëzimi i konfliktit me kurdët dhe qeverinë turke, Ankaraja refuzon dialogun me HDP-n. Qyteti industrial, Kayseri ndodhet larg rajoneve kurde e konsiderohej deri më tani një qytet i qetë.