Ushtarët izraelitë vrasin një udhëheqës të Xhihadit islamik
3 Gusht 2007Reklamë
Ushtarë izraelitë kanë vrarë në Nablus një udhëheqës të Xhihadit islamik. Sipas të dhënave palestineze, në pjesën e vjetër të qytetit pati një shkëmbim zjarri dhe komandati lokal i Xhihadit Read Abu al Adfas u vra nga një automjet civil. Një zëdhënës i ushtrisë pohoi se ushtarët kishin rrethuar shtëpinë e tij dhe kishin kërkuar që të dorëzohej. Adfas ishte përpjekur të ikte, si pasojë ushtarët kishin qëlluar.