Vazhdojnë luftimet në kryeqytetin sirian
23 Korrik 2012Në Siri ushtria dhe kryengritësit vazhdojnë të luftojnë edhe më tej për kontrollin e kryeqytetit Damask dhe të metropolit ekonomik Alepo. Ushtria ka rimarrë përsëri nën kontroll pjesë të tjera të kryeqytetit, të cilat ishin në duart e kryengritësve. Sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, ushtria ka përdorur përsëri helikopterë dhe tanke. Mijëra njerëz janë larguar nga vendbanimet e tyre në drejtim të vendeve fqinjë.
Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatë (UNHCR) brënda 48 orësh janë larguar vetëm nga Damasku deri në 30.000 njerëz. Nisur nga dhuna në vazhdim, ata duan të vendosin sanksione të tjera kundër regjimit të presidentit Baschar al Assad i cili ndodhet ende në Damask. Këtë e konfirmoi zedhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Yoav Mordechai në fundjavë duke deklaruar më pas se pavarësisht dezertimeve në masë, presidenti sirian gëzon ende besimin e ushtrisë përballë rebelimit.
Liga Arabe i ofroi ndërkohë presidentit Baschar al Assad, pas një takimi me ministrat në Doha, edhe një herë një "mundësi të lirë për t'u larguar nga vendi", nëse ai heq dorë nga pushteti. Ministrat e jashtëm të BE-së këtë të hënë do të diskutojnë përsëri për gjendjen në Siri.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë thirrje për një ndërhyrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes. Sipas "New York Times", Shtëpia e Bardhë po konsultohet me Turqinë dhe Izraelin për shtimin e ndihmave me armë dhe logjistikë për opozitën.