1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e fundit si kancelare në SHBA - Merkel takon Biden

16 Korrik 2021

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare, që me gjasë mund të jetë e fundit në postin e saj si kancelare.

https://p.dw.com/p/3wYEM
USA I Angela Merkel und Joe Biden in Washington
Fotografi: Susan Walsh/AP/picture alliance

Vizita e kancelares Angela Merkel në SHBA zhvillohet aktualisht nën hijen e përmbytjeve të masive në Gjermani që u shkaktuan prej reshjeve të dendura ditët e fundit. Kancelarja e Gjermanisë, Merkel dhe presidenti  i SHBA-së Joe Biden u takuan (15.07) në Uashington. Biden i shprehu Merkelit shqetësimin dhe mbështetjen për situatën e vështirë të krijuar pas vërshimeve masive. Vërshimet kanë shkaktuar mbi 40 viktima si dhe të humbur e dëme shumta materiale. Biden gjithashtu i shprehu konsideratat Merkelit duke e vlerësuar punën e saj si kancelare, mandate ky që do të mbyllet me zgjedhjet parlamentare në shtator në Gjermani. "Gjatë qeverisjes suaj si kancelare miqësia dhe bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe SHBA-së është forcuar gjithnjë e më shumë”, tha Biden.

USA Besuch Angela Merkel | Treffen mit Joe Biden
Fotografi: Evan Vucci/AP Photo/picture alliance

Por edhe pse Merkel së shpejti do të largohet nga posti, Biden theksoi bindjen, se raportet mes dy vendeve "do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej”, por tha ai, "unë do ta ndiej mungesën tuaj gjatë samiteve tona."

Johns Hopkins nderon Merkelin

Përpara takimit me Biden, Merkelit iu akordua titulli doktor nderi nga Universiteti Johns Hopkins. Duke folur në këtë universitet, Merkel tha, se sa të vështira kanë qenë 18 muajt e pandemisë së koronavirusit dhe kjo tregoi, se "për gjithçka ne bëjmë, për gjithçka ne mendojmë, duhet të përgatitemi për të papriturat."

USA Besuch Angela Merkel | John Hopkins University in Washington
Fotografi: Manuel Balce Ceneta/AP Photo/picture alliance

Merkel u fokusua veçanërisht edhe në rolin e posaçëm që ka luajtur Universiteti Johns Hopkins në Baltimore pranë kryeqytetit duke regjistruar rastet e infeksioneve në mbarë botën. Ajo e cilësoi si "të shkëlqyer” punën e këtij universiteti gjatë pandemisë: "Ky universitet gjithmonë i është dedikuar së vërtetës”, tha ajo.

Kancelarja Merkel u vlerësua me çmimin më prestigjoz të nderimit që akordon ky institucion. Presidenti i 14-të i universitetit, Ronald J. Daniels tha se Merkel kishte qenë një ndë të paktët liderë botërorë që kapi rrezikun e rritjes së pandemisë së koronavirusit. Daniels tha, se "përgjegjësia dhe transparenca, qartësia e shprehjes dhe një kujdes i thellë për  jetën individuale dhe kolektive", janë tiparet që kanë shkëlqyer gjatë mandatit të saj gati 16-vjeçar.

jsi, jc/msh (AFP, AP, dpa, Reuters)