Vështrim në Festivalin e 65 të Filmit "Berlinale"
Ka nisur gara për ariun e artë. Berlinalja 2015 hap siparin nga 5.2. - 15.2. Në garë janë 19 filma, ndër to ka edhe mjaft filma interesant në kategoritë sekondare.
441 premiera
Për dhjetë ditë do të rradhë pulsi i kinematografisë rreh në sheshin Potsdamer Platz në Berlin. Qindra filma të rinj nga e mbarë bota do të shfaqen këtu dhe në kinematë e tjera të Berlinit. Gjithsej miqtë e kinemasë do të kenë mundësi të shijojnë mbi 1200 shfaqje të veçanta. Berlinalja e 65 edhe sivjet do t’i qendrojë besnike reputacionit të saj si festivali më i madh në botë për publikun.
Sipari hapet me skena arktike
Festivali hapet me një co-produksion. Regjisorja Isabel Coixet vjen nga Spanja dhe ylli femëror i filmit të ri të saj "Nobody wants the night" është francezja Juliette Binoche. Ngjarjet e filmit të Coixets bazuar mbi një udhëtim aventurë në pejzazh arktik zhvillohen në Groenlandë, por xhirimet janë bërë në Bullgari, në Norvegji dhe në Spanjë. Kameraman është irlandezi Mime Gabriel Byrne.
Gjermanët prezantohen fuqishëm
Në garën kryesore si dhe në veprimtari të tjera të Berlinales marrin pjesë shumë personalitete të kinematografisë gjermane. Drejtori i festivalit Dieter Kosslick ia ka dalë që me regjisorët Wim Wenders (në fotografi), Werner Herzog dhe Margarethe von Trotta të sjellë në Berlin tre të mëdhenjtë e kinemasë gjermane. Edhe brezi i ri është i pranishëm me Andreas Dresen dhe Oliver Hirschbiegel.
Bota e globalizuar e filmit
Regjisori Werner Herzog paraqet filmin e tij të ri "Queen of the Desert". Herzog, i cili në vitet e fundit ka xhiruar kryesisht në SHBA, synon me këtë film të ndjekë tendencën e kinematografisë ndërkombëtare: globalizimin. Filmi i regjisorit bavarez është një prodhim ndërkombëtar i SHBA-së me pjesëmarrjen e aktorëve yje botërore si: Nicole Kidman, James Franco, Damian Lewis und Robert Pattinson.
Regjisorë yje nga Hollywood-i
Në Berlin janë të pranishëm edhe kineastë të mëdhenj nga SHBA-ja si Terrence Malick. Ai merr pjesë në garën për Ariun e Artë me filmin "Knight of Cups". Në të Christian Bale luan një burrë në kërkim të kuptimit të jetës – duke u dhënë pas luksit, seksit dhe shthurjeve. Krah tij luajnë edhe: Cate Blanchett dhe Natalie Portman.
Programi nga Irani në kontrast
Regjisorit iranian Jafar Panahi i duhet t’ia dalë me pak para. Filmi i tij "Taxi" është prodhuar në kushte të vështira. Panahi për shkak të qendrimit të tij kritik ndaj qeverisë iraniane nuk lejohet të punojë. Megjithatë autoritetet nuk e zbatojnë me rigorozitet këtë ndëshkim, por mediat në Iran e kritikojnë shfaqjen e filmit „Taxi“ në Berlinale.
Burnesha - „Sworn Virgin“ në garë për Ariun e Artë të Berlinales
Për të mos përfunduar si bashkëshorte dhe shërbyese, e reja shqiptare Hana betohet për virgjëri të përjetshme dhe jeton si burrë. Pas dhjetë vitesh ajo vetëdijësohet. Niset drejt Milanos për tek motra e saj, por askush nuk e pret krahëhapur. Me debutinim e saj në Berlinale 2015, regjisorja Laura Bispuri paraqet odisenë e vështirë të shqiptares nga bota arkaike e maleve shqiptare në jetën moderne.
Ora e përrallave nga Hollywood-i
Muzikë, yje dhe shumë spketakël ofron rrëfimi pompoz filmik i "Cinderella" nga britaniku Kenneth Branagh. Regjisori ka inskenuar për koncernin Walt Disney një version të larmishëm plot kontrast ngjyrash të përrallës Hirushja. Ansambli ndërkombëtar i përbërë nga yje të kinematografisë u prit me entuziazëm në tapetin e kuq në sheshin Potsdamer Platz. "Cinderella" nuk konkuron për Ariun e Artë.
Larmi ngjyrash në retrospektivë
Spektakli i përvitshëm i filmave historikë në Berlinale sivjet i kushtohet procedurës së filmit me ngjyra "Technicolor". Kjo procedurë u zhvillua në vitet 1930 në SHBA duke e pasuruar historinë e filmit me një sërë veprash klasike monumentale. Ngjyrat Technicolor dallonin për efektin e veçantë intensiv. Kjo i dha vlerë ndër të tjera edhe filmit të njohur "Gone with the wind".
Rishfaqje të shkëlqyeshme
Prej vitesh nën titullin "Berlinale Classics" në festival shfaqen filma të vjetër të restauruar. Veçanërisht mundësitë moderne të përpunimit digjital të fotografive kanë bërë, që të tillë filma klasikë të mund të rishfaqen. Në kuadër të festivalit sivjet do të shfaqet edhe filmi gjerman pa zë "Varieté" nga viti 1925 me kërcimtaren dhe aktoren hungareze Lya de Putti.
Wim Wenders në fokus të fetivalit
Sërish në ekranin e madh dhe në një shkëlqim të plotë ngjyrash shfaqet edhe Nastassja Kinski në filmin e Wim Wenders-it "Paris, Texas". Për regjisorin gjerman Berlinaja e 65-të shënon një festival të veçantë: ai do të vlerësohet me „Ariun (kupa) e nderit“, do të shfaqen dhjetë punime të tij të mëparshme si dhe në garë ai merr pjesë me filmin e ri "Everything will be fine".
Trampolina për Hollywood
Në festivalet e filmit gjithmonë arti lidhet me komercialitetin. Për veprat artistike veçanërisht të mira jepen çmime, filma të tjerë kryesisht fokusohen tek paraja e madhe. Filmi bazuar në bestseller-in "Fifty Shades of Grey" ka premierën në kuadër të Berlinales dhe një ditë më pas ai shfaqet rregullisht edhe në kinematë gjermane. Kësisoj festivali është një reklamë e mirë për producentin.
Pritja në tension e çmimeve
Të dielën, më 15 shkurt, në ditën e fundit kushtuar publikut, mbyllet perdja e fundit e Berlinales së 65-të. Një ditë para mbylljes së siparit jepen çmimet: Ariu i Artë dhe Ariu i Argjendtë. 19 filmat konkurues shpresojnë për këtë. Se kush do të fitojë në fund, për këtë vendos juria e kryesuar nga regjisori amerikan nga SHBA Darren Aronofsky. Në juri merr pjesë edhe aktori gjerman Daniel Brühl.