1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë do të bëhet në Lajpcig me azilkërkuesit?

Adrian Kriesch/ Aida Cama18 Korrik 2012

Azilkërkuesit në Lajpcig nuk do të qëndrojnë më në qendrat e përbashkëta, por do të vendosen në banesa më të vogla të shpërndara në gjithë qytetin. Jo të gjithë banorët kanë mirëkuptim për këtë.

https://p.dw.com/p/15ZPz
Qendër azilkërkuesish
Qendër azilkërkuesishFotografi: picture-alliance/dpa

PPrej më shumë se dy muajsh kryetari i bashkisë së Lajpcigut Thomas Fabian del nëpër qytet. Ai kërkon t' i bindë qytetarët për një koncept të ri për akomodimin e azilkërkuesve. Kësaj here ai ka shkuar tek Këshilli i Qytetit në jug, ku 115 azilkërkues do të marrin me qira një ndërtesë në rrugën Riebeckstrasse. Aty do të ngrihet një qendër e re e madhe, një zgjidhje që u arrit pasi banorët e një lagjeje tjetër të qytetit nuk deshën dhe luftuan me sukses kundër ngritjes atje të një qendre të tillë. Edhe këtu njerëzit janë të pasigurt, kur dëgjojnë Fabian që prezanton planet. "Cila nënë me fëmijë të vogël do të shkonte natën në urgjencë?" pyet një banore. Një qiradhënës thotë se qiramarrësit e tij kanë thënë se do të ndërrojnë banesë nëse vijnë fqinjët e rinj. Azilkërkues do të thotë kriminalitet dhe probleme, mendojnë lajpcigasit. Ata trëmben nga e panjohura, nga e huaja.
 

Rezerva ndaj migrantëve dhe refugjatëve


Kryetari i Bashkisë Thomas Fabian duhet të krijojë 670 vende të reja për azilkërkuesit, këtë e ka kërkuar Federata. Ideja e tij për t´i shpërndarë refugjatët në të gjithë qytetin pati popullaritet të madh. Por, sapo mësojnë se mund t`i kenë fqinjë ndërrohet mendja. "Javët e fundit më ka prekur shumë kur kam parë sa shumë rezerva ekzistojë kundrejt migrantëve dhe refugjatëve", thotë Fabian. Por ai tregon edhe se shumë qytetarë kanë pyetur se si mund të ndihmojnë në integrimin e tyre dhe kanë ofruar sponsorizime për refugjatët.
Qendra "jonjerëzore" e azilkërkuesve duhet mbyllur

Sahardid Jama-Ahmed.
Sahardid Jama-Ahmed, azilkërkues nga SomaliaFotografi: DW

Por ata për cilët bëhet fjalë nuk janë përfshirë në debat. Somalezi Somalier Sahardid Jama-Ahmed për shembull. Prej dhjetë vjetësh ai jeton në qendrën e azilkërkuesve në rrethinat e qytetit me më shumë se 200 azilkërkues të tjerë, pjesa më e madhe burra beqarë. Qyteti i ka quajtur "jonjerëzore" ndërtesat parafabrikate të parinovuara dhe me rrethim të dyfishtë dhe kërkon t`i mbyllë ato. Jama-Ahmed mendon se pas këtyre planeve fshihen interesa ekonomike, sepse një sipërmarrje e madhe ka treguar interes për tokën. Ai flet rrjedhshëm gjermanisht dhe nuk mërzitet për ato që thonë disa lajpcigas. Ai është mësuar me diskriminimin e përditshëm. Shumë lajpcigas nuk kanë kontakt me të huajt. "Dhe kur nuk e njeh diçka je më i kujdesshëm," thotë somalezi. "Por kur njerëzit më njohin e ndryshojnë krejt mendimin për mua."


Mungojnë masat e integrimit të azilkërkuesve


40 vjeçarit do t'i pëlqente të banonte në një banesë të vetëm. Në dhomën e tij të vogël ka shumë miza, nganjëherë edhe buburreca. Por ai nuk është i sigurt nëse të gjithë azilkërkuesit do të mund ta përballonin banesën e vet. Në qendrën ku jetojnë ata nuk mësojnë si të bëhen të pavarur. Rrobat e tyre lahen dy herë në javë, plehrat merren tek porta dhe atyre u jepen para xhepi çdo muaj. Për Jama-Ahmedin ky është problemi më i madh i integrimit. Azilkërkuesit nuk kanë status të qartë, për ta nuk ka oferta integrimi. Ai vetë është mekanik ortoped, por atij nuk i lejohet të punojë. Çdo tre muaj ai merr një duldung të ri (lejeqëndrimi pa të drejtë pune). "Dikush që punon dhe paguan taksat do të ishte shumë më i pranueshëm për ju se sa dikush të cilit duhet t`i jepen para xhepi," thotë ai dhe tund kokën. Këtu atë e kap mërzia, dhe si shumë të tjerë ka filluar të pijë.
Mënyra që ka zgjedhur Lajpcigu nuk mund t'i zgjidhë të gjitha problemet e azilkërkuesve. Megjithatë ai është një hap i rëndësishëm për një bashkëjetesë integrative në një qytet, ku vetëm gjashtë në 100 banorë janë të huaj.

Leipzigs Sozialbürgermeister Thomas Fabian erklärt das neue Integrationskonzept. Copyright: DW/Adrian Kriesch Juli, 2012, Leipzig
Thomas Fabian Leipzig IntegrationFotografi: DW