1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tre virologë nobelistë 2020 për mjekësi

5 Tetor 2020

Tre virologë nderohen me Çmimin Nobel për Mjekësi për kontributin e tyre vendimtar në luftën kundër hepatitit C.

https://p.dw.com/p/3jTZR
Nobelpreis 2020 für Physiologie und Medizin
Fotografi: Niklas Elmehed/Nobel Media

Në mes të pandemisë së virusit Corona me Çmimin Nobel për Mjekësi u nderuan tre virologë. Dy studiuesit amerikanë Harvey Alter dhe Charles Rice dhe kolegu i tyre britanik Michael Houghton vlerësohen për zbulimin e virusit të hepatitit C, siç njoftoi Asambleja e Çmimit Nobel e Institutit Karolinska në Stokholm.

Hepatitis C Virus
Virusi i hepatit C shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë Fotografi: Cavallini JAmes/BSIP/picture-alliance

Me punën e tyre tre studiuesit kanë dhënë "një kontribut vendimtar në luftën kundër hepatitit që transmetohet përmes gjakut", "një problem shëndetësor global që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë në njerëz në të gjithë botën", tha komiteti i Çmimit Nobel.

Falë zbulimeve të tyre tani ka në dispozicion teste shumë të ndjeshme gjaku për të zbuluar virusin. Për shkak të testimeve "hepatiti pas transfuzioneve të gjakut ka mundur të eliminohet në shumë pjesë të botës".