1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja Airigona mbërrin në parlamentin austriak

Jörg Paas11 Tetor 2007

Ajo quhet Arigona, është 15 vjeç, nga Kosova dhe gjendet aktualisht në kryetitujt e lajmeve. Në Austri. Vajza ka shkaktuar një debat të zjarrtë për të drejtën e azilit.

https://p.dw.com/p/Bq4l
Të huaj në Vjenë
Të huaj në VjenëFotografi: picture-alliance / dpa
undefined

Kur në fund të shtatorit u detyruan të kthehen në atdhe i ati dhe katër motra e vëllezër pas shtatë vjetësh qëndrimi në Austri, vajza u largua pa gjurmë. Arigona i vuri autoritetet nën trysni me një video ku kërcënonte se do të vriste veten dhe kërkonte të arrinte të drejtën e qëndrimit për veten dhe familjen. Madje me temën e së drejtës së azilit dje u mbajt një seancë e posaçme e parlamentit austriak.

Të rejat mbi rastin Arigona

Ajo qëdnroi e fshehur për dy javë. Tani 15 vjeçarja Arigona Zogaj është rishfaqur. Videoja ku kërcënonte se do të vriste veten në rast se kthehej në Kosovë si i ati dhe motrat e vëllezërit e tronditi publikun austriak. Aq më i madh ishte lehtësimi kur kryeministri i Austrisë së Epërme Jozef Pyringer tregoi se është takuar me vajzën: 'I premtova se do t'i vëmë në dispozicion priftit që kujdeset për të gjithë ndihmën e nevojshme, para së gjithash ndihmë psikologjike për vajzën.'

Fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme, Austri
Fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme, AustriFotografi: dpa

Pühringer tha se gjatë gjysmëorës së bisedës me Arigonën ajo kishte qarë shpesh, por tani ajo gjendet në kujdesin më të mirë. E ëma ka dalë tashmë nga spitali ku ishte shpënë pas kolapsit nervor si pasojë e largimit të të shoqit dhe fëmijëve.

Prej ditësh çështja e familjes Zogaj mbizotëron në kryetitujt e mediës

Logo ORF Österreich
Logo ORF.at Österreich

Babai kishte ardhur në Austri shtatë vjet më parë pas luftës së Kosovës dhe kishte kërkuar azil, por pa sukses. Megjithatë ai e tërhoqi më vonë familjen ilegalisht. Integrimi ishte i suksesshëm, prindërit punonin, fëmijët ndiqnin shkollën, për vite me radhë, megjëse pa leje qëndrimi. Deri në ditën e dëbimit.

Nga këndvështrimi i të gjelbërve austriakë rasti Zogaj nuk është rast i veçuar, por është shembull i një politike të gabuar kundrejt të huajve, e nisur prej Partisë konservatore Popullore dhe e mbështetur ndërkohë në heshtje prej partnerit më të madh në koalicion, Partisë Socialdemokrate. Në hapje të seancës së jashtëzakonshme të parlamentit për temën e azilit kryetari i të gjelbërve Aleksander fan der Belen nuk e fshehu aspak opinionin e vet: '

Për mua kjo politikë nuk është humane, por johumane

Duke iu drejtuar Partisë Socialdemokrate them: kjo formë politike nuk është sociale, por asociale. Dhe duke iu drejtuar Partisë Popullore them: kjo politikë nuk është miqësore ndaj familjes, ajo është armiqësore ndaj saj dhe jo në përputhje me fenë e krishterë.'

Me këtë opinion të gjelbërit nuk janë të vetëm. Organizatat Karitas, Xhakoni, Emnësti Intërneshënëll, komisariati i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe kisha katolike - të gjitha e kritikojnë kodin austriak për të huajt dhe kërkojnë ndryshime. Por Partia Socialdemokrate e kancelarit Alfred Guzenbauer është marrë vesh me Partinë Popullore që ligji të rishikohet me frymë kritike në vitin 2009.