1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

140311 Europa Atom

15 Mars 2011

Pas tërmetit shkatërrimtar në Japoni dhe aksidenteve që rezultuan në centralet atomike bërthamore, edhe në Evropë po diskutohet më shumë për sigurinë bërthamore.

https://p.dw.com/p/10Z69
Reaktori Krsko në Slloveni, pranë Kroacisë, ku më 2008 ndodhi një defekt
Reaktori Krsko në Slloveni, pranë Kroacisë, ku më 2008 ndodhi një defektFotografi: picture-alliance / dpa

Franca është vendi që ka më shumë reaktorë atomikë në funksionim brenda BE- 58 të tillë. Tri të katërtat e energjisë elektrike në Francë prodhohen në këto centrale. Centralet atomike franceze janë të sigurta dhe të mbrojtura nga katastrofat natyrore, tha ministrja franceze e Ambjentit, Nathalie Kosciusko-Morizet në një emision të radiostacionit Europe 1. Reaktori i diskutueshëm në Fessenheim, pranë kufirit me Gjermaninë mund t'i rezistojë një tërmeti të shkallës 6,7 ballë, tha ministrja. Tërmeti në Japoni arriti shkallën 9,0. Prandaj, komisari i BE përgjegjës për energjinë, Günther Oettinger është më i kujdesshëm. Shumë gjëra nuk qe e mundur të merren me mend as në Japoni, tha Oettingeri të hënën.

"Të gjitha këto pak ditë më parë na u dukën të papërfytyrueshme. Prandaj në Evropë ne nuk duhet të themi kurrë, që në skenaret tona është marrë parasysh gjithçka. Edhe te ne janë të përfytyrueshme viruset e kompjuterave dhe bllokimi i rrjetit. Këto pasoja që shkojnë larg dhe direktivat e mundshme të sigurisë unë dëshiroj t'i diskutoj nesër (e martë) me autoritetet mbikqyrëse të të gjitha shteteve anëtare, me sipërmarrjet energjitike dhe ndërtuesit e centraleve bërthamore në Evropë."

Komisari i BE, Günther Oettinger i ka ftuar të gjithë aktorët e sipërpërmendur në një takim të nivelit të lartë për çështje të sigurisë. Për miratimin dhe për standardet konkrete të sigurisë për centralet e tyre bërthamore, përgjegjëse janë shtetet anëtare. Megjithatë, BE ka një rol koordinues, tha Günther Oettinger.

Komisari i BE, Oettinger
Komisari i BE, OettingerFotografi: DW-TV

Komuniteti Evropian i Energjisë atomike (Euratom) ka qenë në vitet '50 një nga elementët bazë të Bashkimit të mëvonshëm Evropian. BE mban një agjensi të përbashkët, e cila është kompetente për furnizimin me lëndë djegëse bërthamore. Në 14 shtete të BE janë në punë gjithsej 143 centrale atomike dhe gjashtë janë në planifikim. Disa shtete si Gjermania planifikojnë në plan afatgjatë braktisjen e energjisë bërthamore, shtete të tjera si Italia ose Polonia sapo duan të fillojnë shfrytëzimin e energjisë bërthamore. Në Çeki, në Sllovaki, në Bullgari dhe Lituani do të ndërtohen centrale të reja bërthamore. Belgjika dhe Suedia duan t'a zgjasin mbajtjen në punë të reaktorëve të vjetër.

Meqenëse BE ka një dendësi popullsie të lartë dhe pajisjet atomike janë shpesh në kufi, siguria e centraleve atomike për komisarin e BE, Günther Oettinger është gjithmonë një problem evropian:

"Tani ne jemi të detyruar që për çdo rast të verifikojmë parametrat e sigurisë dhe standardet e të gjitha centraleve bërthamore, që kemi në të 14 shtetet me energji bërthamore, ta bëjmë këtë në mënyrë rrënjësore dhe pa bërë vlerësim paraprak. Për këtë do të na duhen ditë, po kjo është me vlerë për ne. E qartë është se siguria në Evropë është e pandashme dhe në këtë kuadër, edhe Austria, e cila nuk ka centrale, është e prekur nga siguria. Prandaj e gjitha është një interes evropian sigurie, përtej interesave tona globale në Rusi, Kinë dhe në SHBA."

Autor: Bernd Riegert/Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani