Lufta për shpëtimin e euros
17 Dhjetor 2012Reklamë
Krizë borxhesh në eurozonë: ajo që filloi në periferi, po përparon gjithnjë e më shumë drejt zemrës së eurozonës. Pas Greqisë ekonomi të tjera të rëndësishme të BE-së si Spanja dhe Italia po trondisin themelet e eurozonës dhe BE-së. Kriza e borxheve po shtyn drejt recesionet ekonomitë e BE-së dhe po rrezikon paqen sociale. Por BE tregohet e vendosur: shpëtimi i euros dhe unionit monetar do të bëhet me çdo kusht. Në lojë është shumë më tepër se monedha e përbashkët.